BallinaLista e Dëshirave (0)Llogaria ImeShportaBlej
£ $

FNW-CONCEPT

Fuqia prapa Ekipit Fuqia prapa Ekipit të Zhvillimit të Produktit FNW: FNW-Concept

Njoftohuni me Markën e Dizajnit për Veshje Punë dhe të përditshme, FNW-Concept. Nga vlerat e markës deri te vështirësitë profesionale të punës, me kujdesin dhe saktësinë e një rrobaqepësi, së bashku me aftësitë për analiza dhe teste të shumta, ne zhvillojmë modelet e veshjeve saktësisht sipas imazhit dhe nevojave tuaja të Markës. Duke konsultuar dhe bashkëpunuar me dizajnerët më të mirë në vend, ne shtojmë vlerë në produktet e klientëve tanë. Duke përdorur softuerin më të fundit të konceptit 3D, ne bëjmë dizajnet e veshjeve të jenë të gjallë shumë kohë para se të fillojmë të prejmë ndonjë material. Dy modeler, një stilist, dy menaxherë të prodhimit, një menaxher marketingu, një dizajner, konsulentë nga Kosova dhe jashtë saj përbëjne stafin tonë për zhvillimin e produkteve të quajtur ekipi FNW-Concept.

· Ekipet tona të prodhimit përbëhen nga 77 punonjës të aftë, këto ekipe mbështeten nga një rrjet i kompanive të specializuara të tjera jashtë shtetit që na mbështesin me 520 punonjë të tjerë kur është e nevojshme.

· Operacionet e prodhimit, dizajnit dhe furnizimit menaxhohen me profesionalizëm nga menaxhimi i FNW që është i certifikuar me Certifikatën e Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë ISO 9001:2015. Gjithashtu bashkëpunimi ynë i ngushtë me VETLC (Këshilli Lokal i Arsimimit dhe Trajnimit Profesional të Prizrenit) na mundëson të trajnojmë dhe rekrutojmë fuqi të re pune në kohë rekord.

· Me teknologjinë e fundit të makinerive të Kompiuterizuara të Qepjes Automatike, kapaciteti ynë i qepjes tejkalon kufijtë e Kosovës dhe ne jemi një nga prodhuesit më të mëdhenj të qepjes në rajon.

· Kapaciteti ynë i prodhimit të veshjeve është shumë fleksibël për shkak të përvojës tonë shumëvjeçare, ekipit të profesionistëve të aftë dhe për shkak të rrjetit të prodhuesve, dizajnerëve dhe furnizuesve me të cilët bashkëpunojmë në Kosovë dhe jashtë. Pra, kur përmendim Industritë e Rrjetit të Modës (FASHION NETWORK INDUSTRIES), ne nuk mendojmë për një kompani të vetme, por për një rrjet kompanish që punojnë së bashku si një trup i vetëm dhe gjithashtu mund të funksionojnë si organizata të ndara.