Kushtet & Termet

Kushtet e Përdorimit

1.    Kushtet e përdorimit në vijim aplikohen për të gjitha blerjet e klientëve nga fnwshop.com.

Duke vizituar këte websait dhe duke porositur ju pajtoheni me kushtet e përcaktuara më poshtë.

Ju lusim t’i lexoni ato me kujdes dhe të informoheni për rregullat e përdorimit që duhet zbatuar para se të porositni.

fnwshop.com posedon të drejtën për ndryshimin e këtyre kushteve të përdorimit kohë pas kohe, pa ndonjë njoftim paraprak. Versioni i kushteve të përdorimit për porosine tuaj do të jete ai i cili ndodhet në websajt në kohen kur ju keni berë porosinë.

2.    Çmimi dhe tarifa e dorëzimit

Në çmimet e artikujve të shitur online është e llogaritur TVSH-ja por jo edhe tarifa e dorëzimit.

Tarifa e dorëzimit të mallit për çdo blerje është 2 euro mbrenda territorit të Republikes së Kosovës pa marre parasysh madhesinë apo peshën e porosisë suaj. Për porositë jashtë Kosovës ju lajmërojmë për çmimin e transportit nëpërmjet emailit tuaj ose nëpërmjet telefonit.

3.    Porositë/blerjet

Ju mund të bleni artikujt e fnwshop.com përmes websajtit me postë elektronike (e-mail) apo me telefon.

Vetëm personat mbi moshen 18 vjeq me adresë banimi në Republikën e Kosovës mund të bëjnë porosi. Të miturit mund të bëjnë porosi vetëm nën mbikqyrjen e një prindi ose kujdestari.fnwshop.com rezervon të drejtën që ta refuzojë shërbimin, ta përfundojë apo ta anulojë porosinë nëse konstaton se për blerje janë shkelur kushtet e përdorimit.

Nëse e keni bërë porosinë përmes e-mailit porosia e juaj do te regjistrohet edhe ju do te pranoni  një konfirmim në emailin tuaj. Nëse për ndonje arsye në nuk mund ta realizojmë porosinë tuaj ne do të ju lajmërojmë përmes e-mailit në kohën me të shkurtër të mundëshme.

Porosia minimale e mallit është 1 artikull.

Për të porositur produkte të ofruara nga fnwshop.com, ju duhet të ndiqni hapat e mëposhtëm:

a. Bëhet regjistrimi - krijimi i llogarisë

b. Përzgjedhja e produktit të cilën ju dëshironi ta blini

c. E shtoni artikullin e zgjedhur në shportë, nëse nuk mundeni të vendosni artikullin në shportë, atëhere me siguri nuk e keni zgjedhur madhësinë e artikullit apo ngjyrën e saj, (nëse ndonjë prej artikujve nuk ju konvenon mund ta hiqni nga shporta me x), për të shikuar artikujt të cilët I keni vendosur në shportën tual, shtypeni linkun shporta të vendosur në pjesen e epërme të web faqes fnwshop.com

d. Aprovimi i blerjes, e klikoni butonin e kuq me foton e shportës të vendosur në pjesën e eperme djathtas të web faqja fnwshop.com, ose shkoni të linku blej në pjesën e epërme të web faqes fnwshop.com.

e. Bëhet lëshimi i faturës dhe kontaktohet klienti nga agjentët e shitjes

f. Ju dorëzohet produkti në adresën tuaj.

g. Pagesën e bëni në momentin kur ju dorëzohet produkti te adresa juaj. Për porositë jashtë Kosovës pagesat bëhen paraprakisht, mund të na kontaktoni për mënyrat e pagesës prej jashtë Kosovës, nëse veq e keni bërë porosinë ne ju informojmë nëpërmjet emailit apo me telefon.

Orari i punës

fnwshop.com pranon porosite 24 orë në ditë dhe shtatë ditë të javës, mund të na kontaktoni me telefon gjatë ditëve të punës përveq ditëve të diel nga ora 09-16h. 

4.    Dorëzimi

Dorëzimi i prosisë suaj do të behet në adresen e dhënë gjatë regjistrimit tuaj. Duhet të keni kujdes që adresa e cekur të jetë e saktë sepse ne nuk marrim përgjegjësin për vonesen e porosisë nëse adresa e dhënë rezulton të jetë gabim. Dorëzimi  i porosisë suaj do të bëhet për 2-7 dite pune pas konfirmimit të porosise suaj.

5.    Mbrojtja e privatësisë

fnwshop.com është përgjegjëse për të gjitha informatat tuaja personale që ju na siguroni.

Ne si fnwshop.com zotohemi për të mbrojtur privatësinë e klientëve tonë. Ne mbledhim vetëm informacionet e domosdoshme të klientëve/shfrytëzuesve dhe të dhënat e nevojshme për afarizëm të cilat janë në përputhje me shprehitë e mira të afarizmit profesional.

Të gjitha informatat që janë në dispozicion në faqen tonë mund të perdoren vetëm për qëllime informimi dhe promovimi të produkteve dhe shërbimeve nga fnwshop.com.

Poashtu historia e blerjeve tuaja do të mbahet konfidenciale prej firmës sonë.

6.    Informimi për risitë

Ne u japim klientëve mundësi të zgjedhjes së vendimit nëse ata duan të fshihen nga listat e postimeve të përdorura për fushatat e marketingut, informimet për risitë dhe ofertat speciale.

Të gjitha të dhënat për përdoruesit/klientët janë rreptësishtë konfidenciale dhe në dispozicion vetëm për punonjësit që e kanë të domosdoshme kryerjen e punës së tyre. Të gjithë punonjësit e internet dyqanit fnwshop.com janë përgjegjës për të respektuar parimet e mbrojtjes së privatësisë së klientëve.

7.    Pronësia intelektuale

Përmbajtjet e paraqitura në këtë faqe si: elemente të projektimit (butona, ikona etj.), tekstet, fotografitë, logot, audio/video dhe programet - janë pronësi fnwshop.com apo furnizuesit të saj dhe nuk mund të përdoren pa pëlqimin paraprak të fnwshop.com. Nëse mendoni se përmbajtja që posedon fnwshop.com është e juaja dhe se ajo është abuzuar, na kontaktoni në mënyrë që të krijohet e drejta e pronësisë intelektuale.

Të gjitha informatat që janë në dispozicion në faqet e internetit janë vetëm për qëllime informacioni dhe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale ose të shpërndahen nga pala e tretë.

8.    Llogaria juaj

Nëse ju përdorni fnwshop.com, ju jeni përgjegjës për ruajtjen e fshehtësisë së llogarisë dhe fjalëkalimit tuaj që e keni pranuar gjatë regjistrimit në këtë faqe interneti. Duke përdorur web faqen fnwshop.com ju jeni përgjegjës për të gjitha aktivitetet që ndodhin në llogarinë tuaj, me fjalëkalimin tuaj.

Të miturit mund të përdorin fnwshop.com nën mbikëqyrjen e një prindi ose kujdestari.

Të dhënat tuaja që i keni dhënë gjatë regjistrimit në fnwshop.com do të përdoren për shitblerjën e produkteve dhe krijimin e kontakteve afariste dhe nuk do të përdoren për qëllime tjera ose për palën e tretë.

9.    Përshkrimi i Produktit

fnwshop.com nuk garanton që të gjitha të dhënat lidhur me produktet janë 100 për qind të sakta, të plota, të besueshme dhe pa gabime, sepse mund të ndodhin gabime gjatë ngarkimit të produkteve në web faqe. Nëse keni blerë një produkt që devijon nga të dhënat e listuara në web-faqen tonë, ju mund ta ktheheni atë në gjendje të papërdorur brenda 24 orëve pasi që ta keni pranuar dergesën, me dokumentacionin e plotë që ju e merrni së bashku me produktin dhe me vlerë të njëjtë mund të bëni zëvendësim të produktit.

Kushtet për Blerje Online në fnwshop.com

Kushtet e hollësishme të blerjes janë të shënuara në tekstin e mëposhtëm. Ju lusim t’i lexoni këto rregulla, sa për t’u njoftuar:

1.    Regjistrim (Krijimi i llogarisë)

Regjistrimi bëhet vetëm një herë dhe herën tjetër që ju vizitoni fnwshop.com, sistemi automatikisht do t’ju njohë. Regjistrimi bëhet duke zgjedhur opcionin "Krijoni një llogari të re ose regjistrohuni ". Ju duhet të shënoni email adresën tuaj, me ç'rast do ta pranoni një mesazh për ta konfirmuar regjistrimin. Më tej, shfaqet faqja, shkruajeni fjalëkalimin dhe konfirmojeni hyrjen duke klikuar butonin e duhur.

Shënim: Siç është e zakonshme në të gjitha faqet e internetit për regjistrim, është e domosdoshme që shfletuesi juaj të mbështes "cookies". "Cookies" janë të përfshirë si standard në shumicën e shfletuesve te Internetit.

2.    Përzgjedhja e produktit të cilin ju dëshironi ta blini.

Produktet janë të organizuara sipas kategorive të cilat ju mund t'i shikoni në formë të katalogut. Kur ju e gjeni produktin që ju dëshironi, klikoni tek "Shto në shportë". Me këtë rast ju e shtoni një produkt në shportën tuaj (njëjtë si në supermarket!).Më tej, ju jeni të lirë për të vazhduar shfletimin e produkteve tjera dhe të shtoni produkte tjera në shportë.

3.    Shporta

Pasi ta keni mbaruar vendosjen e produkteve në shportën tuaj, klikojeni në butonin "Shporta". Në këtë faqe ju mund ta kontrolloni gjendjen e shportës suaj, se sa produkte i keni porositur dhe gjithashtu ta anuloni ndonjë nga produktet që gjenden në shportë. Pasi ta keni verifikuar shportën tuaj, vazhdoni me hapin tjetër.

4.    Pagesa

Pagesën e bëni në momentin kur ju dorëzohet produkti te adresa juaj. Për porositë jashtë Kosovës pagesat bëhen paraprakisht, mund të na kontaktoni për mënyrat e pagesës prej jashtë Kosovës, nëse veq e keni bërë porosinë ne ju informojmë nëpërmjet emailit apo me telefon.

5.    Konfirmimi i Porosisë

Para se ta konfirmoni porosinë, ju mundeni edhe një here të shikoni në detajet e porosisë, si: çfarë keni porositur, a janë të sakta të dhënat, cila është kostoja e porosisë, shuma e dërgesës, shuma e përgjithshme, etj.

Nëse gjithçka është në rregull, klikoni butonin "Blej" dhe porosia juaj kryhet. Në këtë moment, ju automatikisht do ta pranoni një email me pasqyrën e porosisë suaj.

6.     Monitorimi i statusit te "llogaria juaj"

Faqja "llogaria juaj" është në dispozicion tuaj pas regjistrimit të suksesshëm. "Llogaria juaj" do të jetë e dukshme vetëm për ju, e aty mund t'i rifreskoni të dhënat e juaja si dhe t'i monitoroni ato. Përmes kësaj llogarie ju mund ta shikoni edhe statusin e porosisë suaj, për shembull: pasi ta keni bërë porosinë dhe porosia është pranuar nga ne, juve do t’ju shfaqet statusi "duke pritur për konfirmim". Çdo ndryshim në status do te shoqërohet edhe me dërgimin e mesazhit në email, të cilin e keni dhënë gjatë regjistrimit.

7.     Ankesat

Për çfarëdo ankese që keni në lidhje me produktet apo shërbimet tona na kontaktoni në telefon (044 147 451 ) apo në e-mail info@fnwks.com.